16:46 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sporte ekstreme dhe aventurë në mes të Prishtinës

BANFF Kosovo festival i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, vjen në Prishtinë si pjesë e nga BANFF Centre Mountain Film Festival në Kanada për të shfaqur një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë dhe avanturistët më të mëdhenjë të natyrës në botë.

Në edicionin e parë në Prishtinë, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme, që do të shfaqen përgjatë dy ditëvë, me 7 dhe 8 Tetor në Kino Armata në Prishtinë.

Banff Mountain Film Festival Kosovo dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada Kanadeze në Kroaci.