23:58 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sporting ia ofron futbollistin më të mirë Realit, Perez e refuzon

Sporting Lisbona i ka ofruar Real Madridit futbollistin e tyre më të mirë.

Pasi dështuan negociatat me Manchesterin dhe merkato në Angli u mbyll, portugezët kontaktuan me Realin për Bruno Fernandes.

Sporting kërkoi nga Reali 70 milionë euro për t’ia lënë të lirë futbollistin që shkëlqeu sezonin e kaluar.

Por Florentino Perez e ka refuzuar këtë ofertë pasi që synimet e tij janë të sjell në “Santiago Bernabeu” Neymarin dhe Pogban. /IndeksOnline/