09:18 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / C E

Sportisiti i njohur francez vret vetën, hidhet nga një ndërtesë e lartë

Franca dhe sporti i ragbit janë tronditur nga lajmi se 48-vjeçari Christophe Dominici është gjetur pa jetë në ambientet e jashtme të një godine të braktisur, në parkun e Saint Cloude, në Paris.

Lojtari kishte luajtur 67 ndeshje me kombëtaren franceze, një ikonë e këtij sporti.

Dominici ka fituar 5 herë kampionatin francez të ragbit dhe 4 herë turneun e rëndësishëm ndërkombëtar të “6 kombëtareve” (Six-Nations).

Ndërsa në vitin 1999, ai shkoi deri në finalen e Kupës së Botës me kombëtaren e “gjelave”.

Sipas policisë, Dominici është ngjitur në majën e ndërtesës së braktisur dhe më pas është hedhur. Madje një dëshmitar e ka parë duke u hedhur nga lartësia dhe mendohet se lojtari ka vrarë veten, por hetimet vijojnë.

Në vitin 1999, pas humbjes së finales së Kupës së Botës, lojtari kaloi në depresion.