16:49 / E Premte, 15 Mars 2019

Sportistët e këtij shteti për pak minuta i shpëtuan sulmit terrorist në Zelandë të Re

49 persona kanë humbur jetën pas një sulm terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re.  Brenton Tarrant, terroristi 28 vjeçarit kreu këtë sulm makabër.

Mirëpo, kësaj masakre për pak i shpëtoi një ekip sportiv. Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Bangladeshit në sportin e kriketit, transmeton Indeksonline

Sportitët e këtij shteti po qëndrojnë në Zelandë të Re, ku të shtunën pritet të luaj ndeshjen e tretë testuese kundër përfaqësueses vendase në stadiumin Hagley Oval, pranë të cilit ndodhet xhamia Al Noor.

Zëdhënësi i Këshillit për kriket të Bangladeshit, Jalal Yunus, deklaroi se pjesa më e madhe e skuadrës me autobus shkuan në xhami dhe se kanë hyrë brenda në momentet kur filluan të shtënat.

“E them se tani të gjithë janë në një vend të sigurt, por janë të tronditur. Ne e kemi kërkuar nga skuadra të qëndrojnë në hotel dhe të mos dalin”, është shprehur ai.

Vlen të theksohet se policia vendase ka kërkuar mbylljen e të gjitha xhamive pas sulmit.