19:25 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sportistët kosovarë humbasin ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror, shkak VIZAT!

Sportistët kosovarë po vazhdojnë që të vuajnë nga mungesa e vizave. Nuk është e rrallë kur sportistët humbasin ndonjë garë apo vonohen në pjesëmarrje për shkak të vizave.

Kështu ka ndodhur edhe me sportistët që e luajnë sportin “Curling”.  Ata ishin nisur për në Skoci për të luajtur në Kampionatin Botëror, por e kanë humbur ndeshjen e parë në tavolinë pasi janë vonuar, shkruan Indeksonline.

Vonesa e tyre është bërë për shkak të problemeve viza. Ata humbën ndeshjen e parë në gruëpë kundër Sllovakisë.

Tash në ndeshjen e dytë ata do të luajnë kundër Nigerisë.

“Curling” është sport që luhet në akull./Indeksonline/