21:37 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Sportistja e famshme kosovare ia “kap dorën” Messit në Argjentinë

Alpinistja dhe vrapuesja e famshme kosovare, Arineta Mula, gjindet momentalisht në Argjentinë.

Mula ka publikuar disa foto gjatë qëndrimit të saj në Buenos Aires, e njëra ndër to është pranë statujës së Lionel Messit.

“Sot vizitova zonen “La Boca” ne Buenos Aires ku karakteristike eshte sigurisht stadiumi “La Bombonera” dhe pjesa tjeter e ndertesave me ngjyra.
Messi me tha me nejt po i thash po kthehna ne Kosoven tone ma t’miren.
Boca sos mi vida.
Kosova sos mi todo”

Vlen të theksohet që Arineta është femra e pare kosovare e cila ngjiti majën Aconcagua në Argjentinë, e që është e lartë 6,960.8 metra. /IndeksOnline/