13:13 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Sportistja kosovare nderohet me statujë në Suedi

Futbollistja kosovare që mbanë emrin Kosovare Asllani, është nderuar me statujë në klubin futbollistik Linköpings FC në Suedi.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kosovarja nëpërmjet një postimi në Facebook, ku tregoi se ky është ndër rastet e para që një femër futbolliste nderohet me statujë në Suedi.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi. Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, ne dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra”.

“Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar Asllani në Facebook.

Kujtojmë se gjatë karrierës së saj, Kosovare Asllani ka luajtur për PSG-në dhe Manchester Cityn.