12:32 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020

“Spotify”, tashmë i qasshëm në Kosovë dhe në Shqipëri

“Spotify” është njëra prej platformave muzikore më të njohura në botë.

Tashmë të gjithë artistët masin suksesin e tyre përmes kësaj platforme, ndërsa deri tashti nuk ka qenë e qasshme në vendet tona, as në Kosovë e as në Shqipëri.

Por, më në fund ka ardhur lajmi i shumëpritur, pasi “Spotify” do të promovohet edhe në Kosovë e Shqipëri.

Këtij lajmi më së shumti i janë gëzuar artistët shqiptarë me famë ndërkombëtare, Ilira dhe Gashi.

 “O Zot, Kosovë mirë se vjen në Spotify!”, ka shkruar Iliria, ndërsa reperi Gashi me anë të një postimi u shpreh i lumtur për këtë.

“Unë udhëtova në kohë dhe solla “Spotify” në Shqipëri/Kosovë, a mund ta marrë një amin”, shkruan Gashi./Indeksonline/

Mos i humb