13:31 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sqaron Zemaj: Testi për bashkadhetarët që duan të vijnë, s’është obligativ

Qeveria e Republikës së Kosovës,në mbledhjen e 23.06.2020 ka marrë vendimin për rihapjen e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari“ .

Aeroporti do të fillojë të funksionojë me linja të rregullta ajrore nga 28 .06. 2020.

Në pikën 8 të këtij vendimi, thuhet se të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë.

Derisa, edhe vetë ministri i Shëndetësisë në një vizitë në Spitalin Rajonal të Gjilanit sqaroi se testi RT PCR nuk është obligativ për bashkëatdhetarët që dëshirojnë të vijnë në Kosovë.

Ai tha testi mbetet vetëm rekomandim për ata që duan ta bëjnë para se të vijnë./Indeksonline