09:22 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

S’respektuan rregullat e MSH-së, 6 persona ndalohen në Prizren

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, 6 persona janë ndaluar mbrëmë në qytetin e Prizrenit.

Të dyshuarit sipas Policisë së Kosovës, kanë qenë në Rrugën “Ekrem Rexha”, “Zahir Pajaziti” dhe Dragomani”, të njëjtit janë ndaluar brenda një ore (20:50 – 21:00) në këto tri pjesë të qytetit.

Të 6 personat janë të gjinisë mashkullore dhe me vendim të prokurorit të gjitha rastet shkojnë në procedurë të rregullt./Indeksonline