75 Mall Live Search
16:23 / E Enjte, 21 Maj 2026 / Gj Sh

Stadiumi ”Fadil Vokrri” në gjendje perfekte, gati për finalen e Kupës së Kosovës

Stadiumi ”Fadil Vokrri” sonte do të jetë nikoqir i finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Nga ora 20:00, Ferizaji do të përballet me skuadrën e Dukagjinit.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video nga stadiumi ”Fadil Vokrri’ ku gjithçka duket fantastike, ku kanë përfunduar përgatitjet e fundit të fushës dhe stadiumit, ndërsa çdo detaj është bërë gati për spektaklin final të mbrëmjes.

Për Ferizajin kjo finale do të jetë një mundësi e artë që të luaj në garat evropiane sezonin e ardhshëm, pasi tashmë edhe ka rënë nga Superliga, derisa Dukagjini ka siguruar pjesëmarrjen në play-offin e Conference League./IndeksOnline/