11:09 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

Stadiumi i skuadrës së Ligës së dytë bëhet me ndriçim

Klubi që garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, KF Rilindja, e ka marrë një lajm shumë të mirë.

Bordi drejtues i klubit ka mundësuar vendosjen e reflektorëve në stadium.

Nga mbrëmë, “Ibrahim Gashi” është një prej stadiumeve të pakta në Kosovë që kanë ndricim.

“Stadiumi Ibrahim Gashi i vendoset ndriçimi!

Falë angazhimit të Bordit Drejtues të Klubit sot edhe zyrtarisht kemi vendosur reflektorët edhe në pjesën tjetër të fushës.

Stërvitjet dhe ndeshjet në mbrëmje do t’i sjellin knaqësi dhe argëtim futbollistëve!

Vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë,për brezat e ri!“, njofton Rilindja.