13:01 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Stadiumi Nacional i Kosovës, të ndërtohet në Ferizaj

Është rikthyer në temë aktuale çështja e Stadiumit Nacional të Kosovës.

Fillimisht vendi ku do ndërtohej ky projekt ishte Bërnica, atëbotë prezent në caktimin e vendit ishte edhe legjenda e Futbollit, Fadil Vokrri, shkruan Indeksonline.

Por më pas ndryshoi gjithçka, vendi i radhës do ishte Korrotica e Eprëme e Drenasit, vendimi u morë e gati ishte për të filluar gjithçka.

Zgjedhjet u mbajtën, e fituesit e ri që po tentojnë të qeverisin thanë se stadiumi do rikthehet aty ku ishte verdikti i parë, pra Bërnica.

Por kështu nuk mendon trajneri nga Ferizaj Agron Selmani. Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se stadiumi duhet të ndërtohet në Ferizaj.

Për arsyet e tij ndiqni postimin e Selmanit:

Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Ferizaj

– Qyteti i Ferizajt, është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë – Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti i Kosoves ( Prishtina) dhe poashtu 42 km nga Shkupi nga kryeqyteti i Maqedonis se veriut ,Ferizaj është natyrshëm i lidhur edhe me qytetin e madh të futbollit qytetin e Tetovës,Ferizaj poashtu është i vendosur në mes të qyteteve Gjilan(Viti-Therand) dhe Prizren me një qasje të lehtë deri në Ferizaj.
-Qyteti i Ferizajt me kohë ka ndarë zonën sportive me mbi 27 hektarë tokë me tërë infrastrukturen e nevojshme ,zonë kjo që ndodhet në kuadrin e palestrës sportive Bill Klinton ku është edhe stadiumi i qytetit të Ferizajit si dhe palestra sportive “Bill Klinton”
-Pozicioni i till bën që stadiumi të ketë një qasje shumë të lehtë në të dy autostradat ( Prishtinë-Prizren-Kukes -Tirane si dhe Prishtinë -Ferizaj-Shkup)
-Ferizaj në afërsi ka edhe aeroportin ndërkombetar “Adem Jashari” me qasje nga të dy autostradat por edhe me lidhjen e rrugës magjistrale Ferizaj –Prishtine nëpërmjet Lipjanit e cila mbase mund të jetë me afër se edhe vet kryeqyteti.
-Qyteti i Ferizajt ka po ashtu edhe lidhjen hekurudhore me stacionin e saj mu në qendër të qytetit ,kurse zona sportive është larg stacionit hekurudhor 25 minuta ecje në kembë.
-Qyteti i Ferizajt ka kapacitete turistike dhe hoteliere të mjaftueshme për të akomoduar edhe mysafir të rangut më të larte por edhe adhuruesit e lojes se futbollit dhe te gjitha keto në afersi të zonës sportive.
– Zona sportive në qytetin e Ferizajt është një zonë me mbi 27 hektarë tokë me mundesi të zgjerimit e cila zonë në tërsi është një zonë e urbanizura dhe e mbështetur me të gjitha elementet përcjellse që një vizitor apo një shikues të ndihet komod jo vetem gjate 90 min. te ndeshjes.
-Qyteti i Ferizajt ka traditen sportive ,por edhe traditen turistike sepse ka në afersi zonën turistike të Brezovicës por edhe të Jezercit
– Në qytetet (Prishtine, Drenas, Mitrovicë, Gjilan, Prizren janë të realizuar apo janë në realizim projektet per stadiume), pse të dublifikohen investimet !?
– Rajoni i Ferizaji( Ferizaj,Kaqanik,Shtime ,Elez Han) ështe një rajon që historikisht u ka prirë shumë proceseve,shoqerore, politike por edhe sportive ,megjithat Ferizaj dhe Rajoni i Ferizajit nuk është se ka marr ndonje cmim të vecant për sakrificën e bërë.

/Indeksonline/