20:12 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Stadiumi po mbushet, ”Dardanët gati”: Me ty Kosovë!

Stadiumi, ”Fadil Vokrri” po stërmbushet nga tifozët kosovar para ndeshjes së sontme.

Tifozët kosovarë kanë filluar që t’i plotësojnë vendet e tyre në tribuna kur kanë mbetur edhe 30 minuta deri në fillimin e ndeshjes.

Ata kanë filluar festën para ndeshjes, ku përkrahja e tyre ndaj djelmoshave kosovar sonte është masive.

Para disa momenteve, ”Dardanët”, para se të hynin në stadium, krijuan një atmosferë mbresëlënëse.

Përndryshe, edhe siguria është e lartë si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit, ku do të zhvillohet ndeshja./IndeksOnline/

Temat: