16:35 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Stafi i MSH-së letër falënderuese Vitisë: Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm

Me 61 vota pro, është votuar kështu qeveria Hoti.

Nga sot qeveria do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, derisa në krye të Shëndetësisë do t’vjen Armend Zemaj.

E, Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, kanë falënderuar ish-ministrin Arben Vitia.

Kjo është letra falënderuese:

Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik.
Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës.
Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm.
Në këmbë dhe solidarë.

Faleminderit Ministër, Dr. Arben Vitia.
(Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë)