75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 01 Maj 2026 / MSH1

Stamboll: Eskalon protesta e 1 majit, arrestohen mbi 100 persona

1 Maji në Stamboll u shoqërua me marshime e protesta, duke sjellë edhe përplasje me policinë.

Qindra demonstrues dolën të marshonin drejt sheshit Taksim, një simbol i protestave në Turqi.

Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës, gjë që shkaktoi përplasje dhe reagime nga protestuesit.

Sipas Shoqatës së Avokatëve, rreth 120 persona u arrestuan gjatë incidenteve në qytet, ndërsa 40 të tjerë u ndaluan gjatë një marshimi në Urën e Bosforit.

Autoritetet kishin bllokuar paraprakisht sheshin Taksim dhe disa zona qendrore të Stambollit, për të parandaluar grumbullimet masive.

Ndërkohë, në qytete të tjera të vendit, si Ankaraja dhe Izmiri, aktivitetet e 1 Majit u zhvilluan në mënyrë paqësore.