15:04 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / mp

Stano jep detaje rreth takimit trepalësh në Ohër

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka dhënë detaje rreth takimeve që po mbahen në Ohër në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, Stano bëri të ditur se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve evropianë nuk ka filluar akoma.

Ai po ashtu potencoi se pas takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të dalë në një konferencë për media, në të cilën nuk do të pranohen pyetjet.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.