14:17 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Starbucksi – kompania e fundit që ndalon reklamat në mediat sociale

Të dielën, Starbucksi u bashkua me listën e kompanive që bojkotojnë reklamat në rrjetet sociale.

Ne besojmë se duhet të bëhet më shumë për të krijuar komunitete miqësore mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse, dhe besojmë se udhëheqësit e bizneseve dhe krijuesit e politikave duhet të bëhen së bashku për të ndikuar në ndryshimin e vërtetë”, tha Starbucks në një deklaratë të shkurtër, ku edhe njoftuan se do të ndalojnë reklamimin në të gjitha platformat e mediave sociale.

Starbucksi nuk specifikoi se për sa kohë do të ndalonte reklamimin.

Common Sense Media është një nga grupet që e nisi fushatën, e cila po fillon t’u bëjë thirrje kompanive në Evropë që të marrin pjesë./Indeksonline/