15:46 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / B O

Start i frikshëm nga Anglia, pesëfishon epërsinë ndaj Iranit

Anglia ka arritur të pesëfishoj rezultatin përballë Iranit në Kupën e Botës.

Pas tri golave të shënuar në pjesën e parë (Bellingham, Saka, Sterling) në pjesën e dytë Anglia ka vazhduar të thelloj avantazhin.

Ishte anësori i Arsenalit, Bukayo Saka i cili shënoj golin e katërt për anglezët dhe të dytin personal, ndërsa i sapo inkuadruari në lojë Rashford shënoj golin e pestë, per rezultatin momental 5-1.

Anglia është në një grup me SHBA-në, Uellsin dhe Iranin. /IndeksOnline/