75 Mall Live Search
00:00 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / L A

Start perfekt për Anglinë, e mposht bindshëm Kroacinë

Ka përfunduar ndeshja në Arlington të Teksasit.

Është Anglia, ajo që e nisi në mënyrë perfekte Botërorin, me fitore bindëse 4-2 ndaj Kroacisë.

Kjo ndeshje padyshim mund të cilësohet si një nga më të mirat deri më tani, pasi që prodhoi dramë, emocione dhe spektakël.

Golat u realizuan nga Kane(2 gola), Bellingham dhe Rashford për Anglinë, ndërsa për Kroacinë ishin Baturina dhe Musa.

Ndeshjen e radhës, “Tre Luanët” do të përballen me Ganën, ndërsa Kroacia kundër Panamasë./IndeksOnline/