22:51 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Starton Premierliga, me fitoren e Manchester United (Video)

Manchester United e ka nisur me fitore Premierligën Angleze. Në përballjen e parë ndaj Leicester, skuadra e Mourinhos arriti fitore me rezultat 2-1.

Pogba pas dy minutash lojë shënoi golin e parë nga penalltia. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit me këtë rezultat, kështu nuk mendoi Shaw që shënoi për 2-0.

Në fund të ndeshjes, “dhelprat” shënuan golin e nderit me anë të Vardyt./Indeksonline/