18:41 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Statistikat e Barcelonës në Camp Nou brenda një dekade janë impresionuese

Brenda 10 viteve, statistikat e Barcelonës në Camp Nou janë vërtetë magjike.

Për 1 dekadë, Barcelona ka zhvilluar 298 ndeshje vendas ku prej tyre ka arritur 252 fitore, 32 barazime dhe vetëm 14 humbje, transmeton Indeksonline.

Prej 298 ndeshjeve, blaugranët kanë shënuar 945 gola dhe kanë pranuar 206./Indeksonline/