19:56 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Statistikat e forta të Muriqit dhe notë e lartë për të sonte

Sonte Vedat Muriqi u paraqit për skuadrën e Lazio nga minuta e parë dhe luajti 90’të minuta të plota në takimin ndaj Atlantës në kuadër të Kupës së Italisë.

Lazio e humbi këtë takim me rezultatin final në 3:2, në një ndeshje që shënuan dy shqiptar, Gjimshiti nga Atalanta e Vedat Muriqi nga Lazio, shkruan IndeksOnline

Kështu, pas ndeshjes janë publikuar edhe statistikat dhe nota e sulmuesit të Kosovës në këtë ndeshje.

90 minuta lojë, 1 gol, 2 goditje brenda kornizës së portës, 1 goditje jashtë kornize, 46 prekje të topit, 8 nga duelet, 5 i ka fituar, 13 nga duelet në ajër, 9 i ka fituar, 5 largime të topit dhe u vlerësua me notë të mirë në 7.6.