21:39 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Statistikat e Kosovës në pjesën e parë, asnjë rast në drejtim të portës çeke

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Kosovës kundër Çekisë, mirëpo statistikat nuk janë në anën e Kosovës.

Skuadra jonë nuk pati asnjë rastë në drejtim të portës së çekëve, kurse çekët kishin disa raste mirëpo Aro Muriq arriti që t’i ndalte në mënyrë fantastike.

Futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes nuk tentuan asnjëherë portën e Çekisë.

Kjo lojë e Kosovës në pjesën e parë duket shumë ndryshe nga ndeshjet e kaluara, po ashtu vërehet qartë mungesa e Vedat Muriqit.

/Indeksonline/.