23:14 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Statistikat zbulojnë ‘rikuperuesin’ më të mirë në Premier Ligë këtë sezon

Në janar të vitit të kaluar, ish menaxheri i Leicester City, Claudio Ranieri, bëri lëvizjen e parë të transferimeve, duke transferuar për 15 milionë funte mesfushorin Ndidi nga KRC Genk.

Ky transferim ishte konsideruar si një biznes paksa “i ngutshëm” në atë kohë, por jo shumë parashikuan se 20-vjecari do të përshtatet me Ligën Premier aq shpejt shkruan IndeksOnline.

Ndidi shumë shpejt u bë një nga lojtarët kyc të Leicester këtë sezon, ndërsa kanë filluar ta krahasojnë edhe me ish-lojtarin e Leicester, N’Golo Kante.

Në fakt, sipas disa statistikave të fundit nëse krahasojmë numrat e Kantes me të Ndidit, ky i fundit gjindet më mirë.

Ai tanimë është një nga mesfushorët më të mirë në Evropë për rikuperim të topit.

Ndidi ka 73 rikuperime këtë sezon dhe ka mesataren më të lartë për një ndeshje në Premierë Ligë (4,3) .

Ai është gjithashtu përgjegjës për 25,3 rikuperime total të Leicesterit në 2017./IndeksOnline/