14:46 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ekipet e Premier Ligës do kenë pushim në dimër

Klubet e Premier Ligës do të kenë një pushim dimëror në shkurt të sezonit 2019-20.

Pushimi do të zgjasë për dy javë, me pesë ndeshje në fundjavën e parë dhe pesë fundjavën tjetër , ndërsa raundi i pestë i FA Cup do të zhvendoset deri në mesjavë për të akomoduar pushimin.

“Nuk është sekret që ne kemi një kalendar shumë të mbingarkuar dhe gjatë viteve të fundit kemi punuar për të gjetur një zgjidhje”, tha shefi ekzekutiv i FA, Martin Glenn.

Pushimet e dimrit janë tashmë të përfshira në oraret e ligave tjera, si në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë, edhe pse të gjitha ato zhvillohen në mes të dhjetorit dhe janarit, që është periudha më e ngarkuar për ekipet e Premier Ligës. /IndeksOnline/