21:02 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Statistikë qesharake: Për 16 vite, më shumë finale të Championsit ka shoferi i autobusëve, se sa Barcelona! (Foto)

E çuditshme, por e vërtetë!  Shoferi i autobusit të Real Madridit ka një histori të pabesueshme dhe pozitive.

Fernando Manso, shoferi i famshëm madrilen i ka dërguar futbollistët e Real Madridit në  finale të Champions League pesë herë (duke përfshi edhe finalen e ardhshme në Kiev ndaj Liverpoolit), shkruan IndeksOnline.

Sipas medieve spanjolle, Manso është shofer i Madridit që nga viti 2002, dhe finalja e parë e Championsit ishte po në at vit, ku Reali triumfoi duke mposhtur Bayern Leverkusenin.

Një statistikë e veçantë për shoferin, i cili mban në “shpinë” më shumë finale dhe tituj kampioni se sa top-klubet europiane; Bayern Munchen, Barcelona, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Milan, Inter dhe shumë klube të tjera.

Poashtu Manso ka fituar 5 tituj të La Ligas dhe ka qenë shofer i paradës festive në rrugët e Madridit. 4 herë ka fituar Super Kupën e Spanjës. 4 herë Super Kupën e Europës, 3 herë Kupën e Botës për Klube dhe 2 herë Copa del Rey.

Kujtojmë se skuadra e Real Madridit luan finalen e tretë radhazi më 26 maj, kundër Liverpoolit – ndeshje kjo e cila luhet në stadiumin olimpik në Kiev të Ukrainës./IndeksOnline/