17:47 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Stavileci tregon arsyen e udhëtimit të Veselit për në Lubjanë

Gjatë pasdites është raportuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Hagë, pasi si i dyshuar është ftuar nga Gjykata Speciale.

Nga burimet e veta Indeksonline ka mësuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Këtë për klankosova e ka pranuar edhe shefi i kabinetit të Veselit, Blerand Stavileci.

 “Nuk po ju besojmë syve tanë për atë që po lexojmë. Lajmi nuk është aspak i vërtetë”.

Përkundër kësaj, Stavileci ka bërë të ditur se Veseli ka udhëtuar për në Lubjanë por për një qëllim tjetër.

“Aktiviteti i tij dhe i joni këto ditë është i përqendruar në iniciativën për krijimin e Tribunalit dhe të bëhet një dezinformatë e tillë në këto momente është gjëja më e keqe. Ai ka udhëtuar për në Lubjanë dhe do të kthehet nesër. Ne përveç që e demantojmë këtë gënjeshtër të kulluar do të ngrisim edhe padi për këtë çështje”, ka shtuar ai. /Indeksonline/