11:18 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sterling flet për të ardhmen e tij

Raheem Sterling ka thënë se Real Madrid është një klub fantastik por insiston se është shumë i lumtur te Manchester City.

25 vjeçari është lidhur me një kalim te Real Madridi si shkak i ndalimit prej 2 vitesh të Cityt nga garant evropiane.

“Momentalisht jam në City dhe jam shumë i lumtur. Por unë mendoj se Real Madrid është një klub fantastik” – tha Sterling për gazetën spanjolle AS.

Manchester City do të përballet me Real Madridin në raundin e parë të nokautit në Champions League me ndeshjen e parë që zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 17 mars./Indeksonline/