10:44 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / B O

Sterling merr vendim, pasi braktisi kombëtaren për shkak të vjedhjes në shtëpinë e tij

Raheem Sterling u detyrua të braktisë përfaqësuesen për shkak të vjedhjes që i kishte ndodhur në shtëpinë e tij në Angli.

Por, ylli anglez raportohet se ka marrë rrugën për Katar dhe do të bashkohet me Anglinë në stërvitje.

Sterling pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjet në Al Wasl dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale me Francën./Indeksonline/