23:30 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sterling shënon hat-trickun e parë në Champions League

Manchester City ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 skuadrën italiane Atalanta në Champions League.

Në këtë ndeshje u dallua anglezi Raheem Sterling që shënoi 3 gola. Për herë të parë në karrierë arriti hat-trick në Champions League dhe këtë e bëri vetëm brenda 11 minutave.

Dy golat tjerë për “Citizens” i shënoi Kun Aguero, ndërsa golin e nderit për Atalantën e shënoi Malinovski nga penalltia.

Manchester City ka 9 pikë nga 3 ndeshje, ndërsa Atalanta është e fundit në grup me 0 pikë.

/Indeksonline/