16:04 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Steven Gerrard ngritë në qiell titullin e Premierligës

Steven Gerrard dhe ekipi i tij Rangers sonte kanë një festë të gjatë.

Rangers ka festuar titullin e Premierligës skoceze pasi e mbylli sezonin në pozitën e parë me 102 pikë, shkruan IndeksOnline

Një rekord i veçantë për ish-lojtarin e Liverpoolit është se e çoi klubin drejtë titullit pa asnjë humbje. Ai arriti 32 fitore dhe 6 barazime.

Rangers shënoi 92 gola, kurse pësoi vetm 13 gjatë një sezoni tejet të gjatë.

Kujtojmë që Gerrard e kishte ëndërr ta ngriste në ‘qiell’ titullin e Premierligës angleze, por atë s’e arriti sa ishte lojtar i Liverpoolit./IndeksOnline/