23:16 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Steven Gerrard shumë pranë shkarkimit te Aston Villa

Aston Villa ka pësuar edhe një humbje tjetër, kësaj radhe nga skuadra e Fulhamit.

Djelmoshat e drejtuar nga Steven Gerrard janë mposhtur me rezutat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Golat për Fulhamin i shënuan Reed (minuta e 36’), Mitrovic (minuta e 68’) dhe Tyrone Mings që shënoi autogol në minutën e 83’.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore për Aston Villën.

Rezultatet e dobëta kanë bërë që të mëndohet shkarkimi nga posti i trajnerit për Gerrard, dhe pas humbjes së sotme ish legjenda e Liverpulit është shumë pranë shkarkimit.

Aston Villas aktualisht ka vetëm nëntë pikë dhe renditet në vendin e 17-të të premier Ligës./IndeksOnline/