10:49 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Steven Spielberg po kërcënohet me vrasje nga një grua, shteti e merr në mbrojtje

Steven Spielberg ka marrë mbrojtje nga gjykata pas kërcënimeve të vazhdueshme me vrasje.

Regjisori i famshëm paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar një urdhër ndalimi kundër një gruaje të quajtur Sarah Char.

Ajo ka disa muaj me radhë që po i dërgon regjisorit kërcënime me vdekje.

Hetuesia ka zbuluar se kërcënuesja ka bërë përpjekje që të blejë armë për vrasjen e Spielberg.

Spielberg ka thënë se ndihet i pasigurtë edhe për familjen e tij./Indeksonline/