18:35 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Stili i të mësuarit në të vërtetë nuk ekziston

Është një ide e përhapur që truri i nxënësve të ndryshëm është më i përshtatshëm për stile të ndryshme të të mësuarit.

Pra, nëse një student mund ta kuptojë më mirë një gjë duke dëgjuar një mësim, një tjetër do të përfitojë më së shumti nga leximi në letër dhe një tjetër do ta mësonte më mirë duke bërë një demonstrim praktik.

Por, hulumtimet e fundit kanë treguar se ideja e “stilit të të mësuarit” në të vërtetë nuk ekziston.

Ju me siguri mbani mend të paktën një mësim në shkollë që ishte i lehtë për t’u kuptuar, ju ndoshta ende mbani mend gjithçka që keni mësuar atë ditë.

Studimet tregojnë se të gjithë nxënësit përfitojnë kur një lëndë mësohet me stilin e duhur, matematika që mësohet me shikim, ose gjuha që mësohet gojarisht.

Ka dëshmi se fillestarët mësojnë një lëndë më mirë duke bërë shembuj, ndërsa studentët e avancuar mësojnë më mirë duke zgjidhur vetë problemet, duke u ballafaquar me to./Indeksonline/