08:43 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Stoltenberg: Historia ka treguar se bombardimet ishin të nevojshme dhe legjitime

Historia ka treguar se bombardimet në vitin 1999 ishin të nevojshme dhe legjitime, sepse ka arritur të ndalojë dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në shtëpi, ndërsa KFOR-i ka ndihmuar që në Kosovë të krijohet një mjedis i sigurt për të gjithë, duke përfshirë edhe komunitetin serb. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Unë e di që NATO ende shkakton polemika në Serbi. Shumë prej tyre janë ende kujtime të dhimbshme të fushatës ajrore në vitin 1999. Kjo është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo humbje e jetëve të pafajshme është një tragjedi. Më vjen shumë keq”, ka thënë Stoltenberg.

Ai përsëriti atë që tha gjatë një vizite në Serbi tetorin e kaluar, që siç tha ai, “kjo fushatë nuk ka qenë kurrë drejtuar popullit serb”.

“Krejt e kundërta. Qëllimi ishte për të mbrojtur civilët në rajon dhe më gjerë, kështu që ajo do të mund të ndalte veprimin e Millosheviq-t, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne duhet të mësojmë prej saj dhe ta lëmë pas”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Siç shtoi ai, kjo është ajo që NATO dhe Serbian po bëjnë përmes një partneriteti që është i dobishëm si për NATO-n, ashtu edhe për Serbinë dhe rajonin më gjerë.

Stoltenberg theksoi se NATO e vlerëson partneritetin që ka zhvilluar me Serbinë dhe shpreson për një të ardhme më të mirë.

“Ne e respektojmë plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë. Siç tregohet Austria, Suedia dhe Finlanda neutraliteti dhe partneriteti me NATO-n nuk janë reciprokisht ekskluzive. Partneriteti ynë është i mirë me Serbinë për Ballkanin Perëndimor dhe i mirë për NATO-n”, tha Stoltenberg.

Këto komente Stoltenbergi bëri pikërisht sot kur janë bërë 20 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe./Indeksonline/