14:27 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / A. M.

Stoltenberg javën e ardhshme në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nis të shtunën një vizitë 3 ditore në Ballkanin Perëndimor, ndërsa të hënën do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Burime të Indeksonline brenda institucioneve të vendit thonë se sekretari i Përgjithshëm do të qëndrojë edhe në Kosovë.

“Do të ketë diskutime me znj. Vjosa Osmani-Sandriu dhe z. Albin Kurti. Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it të NATO-s, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave. Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein”. /Indeksonline/