23:57 / E Martë, 21 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Stoltenberg ripërsërit qëndrimin për marrëveshjen e Ohrit: Duhet zbatim i plotë dhe i shpejtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka ripërsëritur se e mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi, të arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë Veriore.Ai para gazetarëve tha se gjëja e rëndësishme tani është zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes mes të dyja vendeve.

Stoltenberg, në publikimin e Raportit të tij Vjetor 2022, tha se NATO-ja e mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja.“Aleatët e NATO-s dhe NATO-ja ofron mbështetje politike. Ne kemi qenë në kontakt të afërt me BE-në por edhe me Prishtinën dhe Beogradin. Dhe natyrisht, ne mbështesim përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes rreth katër mijë trupave të misionit tonë të KFOR-it në Kosovë, të cilët janë kyçë në lehtësimin dhe mbështetjen e një procesi politik”, tha ai.