75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 28 Prill 2026 / L A

Stones flet pas zyrtarimit të largimit të tij: City do të jetë gjithmonë shtëpia ime

John Stones është lojtari i radhës që do të largohet nga Manchester City.

Pas Bernardo Silvës, as anglezi nuk do të vazhdojë kontratën e tij dhe kështu i jep fund aventurës së tij 10-vjeçare.

Stones, foli për herë të parë pas këtij zyrtarizimi, duke thënë se City do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

“Manchester City do të jetë gjithmonë shtëpia ime dhe jam mirënjohës, sinqerisht, nga thellësia e zemrës sime. Ky është ekipi im përgjithmonë, gjithmonë do të jetë dhe nuk mund të flas. Nuk kam fjalë për të shprehur atë që ndiej dhe sa shumë e dua gjithçka në të”, u shpreh Stones./IndeksOnline/