13:03 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Storia e Charlie Adam për Xherdan Shaqirin shpjegon se pse ai nuk e pëlqen këtë djalosh (Video)

Charlie Adam nuk e ka lënë sekret faktin se ai pjesërisht e fajëson Xherdan Shaqirin për rënien e Stoke Cityt në Championship.

32-vjeçari e ka konfirmuar këtë muaj se Shaqiri, i cili kompletoi kalimin te Liverpooli për 13 milionë funte, ishte njëri prej atyre që u thuhet ”lojtarë të mëdhenj”, por që nuk arritën ta ndihmojnë skuadrën.

Pas kritikave, Shaqiri ishte përgjigjur kështu: ”Unë mendoj që golat e mi tregojnë gjithçka. Isha top-golashënuesi i skuadrës me gola dhe asistime, kështu që nuk kam çfarë të them tjetër. Për mua është e çartë”.

Për Adam dhe bashkëlojtarët e tij, ata tani do të përballen me një sezon të vështirë në Championship, ku kampionatin e fillojnë ndaj Leeds Unitedit të Marcelo Bielsas të dielën.

Por, mbrëmë, Adam ishte në një radio stacion dhe ka folur edhe për Shaqirin – duke zbuluar një storie interesante.

”Kishim një takim dhe trajneri paraprak, Paul Lambert, na erdhi përreth dhe pasi që Shaqiri ishte lojtari i vetëm i klasit botëror që kishim në skuadër, atëherë duhej t’ja gjuanim atij topin për të bërë diçka”.

”Për lojtarët që ne kishim në skuadër çfarë ne kishim arritur në klub, ishte e vështirë”.

”Ne e dinim se ai ishte fitues i ndeshje – ishte, por ne duhej të kishim më shumë respekt nga ky këndvështrim”./IndeksOnline/