15:07 / E Premte, 28 Shtator 2018

Shaqiri i kundërpërgjigjet Adamit: Unë shënoja gola, ai merrte kartonë të kuq

Ish-lojtar i Liverpoolit dhe Stoke Cityt, Charli Adam, disa ditë më parë ka kritikuar, sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqirin për transferimin e tij te Liverpool.

Por së fundmi Shaqiri ka gjetur kohën për tju kundërpërgjigjur Adamit duke thënë se është lojtar që punon shumë pa marrë parasysh rrethanave.

“Unë jam totalisht një person tjetër”, tha Shaqiri për Evening Standard.

“Disa nga ish-futbollistët, ose ish-bashkëlojtarët e mi, kanë folur për media dhe kjo më bën të dukem si një djalosh i keq ose diçka tjetër, mirëpo unë nuk kam qenë asnjëherë i keq dhe nuk kam pasur probleme në klub”.

“Mendoj se është xhelozi vetëm për shkak të transferimit të mirë që më ka ndodhur”.

“Isha një nga të vetmit që ndihmuan ekipin me gola në ndeshje të vështira dhe ai ishte ai djali i cili mori kartonin e kuq në ndeshje të rëndësishme (kundër Everton) dhe humbi një penallti (kundër Brighton)”

“Nuk kam nevojë të merrem ose t’ua dëshmoj veten Charlie Adamit ose të tjerëve që flasin keq për mua” ka deklaruar Shaqiri. /IndeksOnline/

Temat: