16:19 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Storiet në Facebook-it me gjysmë miliardi përdorues në ditë

Storiet në Facebook po tejkalojnë çdo lloj pritshmërie, duke arritur të grumbullojë rreth 500 milionë përdorues në ditë.

Përkundër që ky produkt i Facebook u lansuar pas Instagramit dhe Snapchatit ka arritur gati ta barazojë këto dy aplikacione.

Edhe pse në fillim kishte tallje rreth storieve dhe akuza se kishte kopjuar Instagramin dhe Snapchatin, produkti i Facebook po befason të gjithë.

Storiet e Instagramit shifrën e 500 milionë përdoruesve në ditë e kanë arritur në muajin janar./Indeksonline/