10:03 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Stresi, faktori kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare

Si e dëmton stresi dhe ngarkimi i vazhdueshëm psikofizik  zemrën dhe enët e gjakut?

Në bisedë me ekspertët e Kirurgjisë dhe sëmundjeve Kardiovaskulare

Stresi dhe presioni permanent është në ndërkohë pjesë përbërëse ditore e shumë qytetarëve. Këta faktorë jo vetëm  që e keqësojnë rregullisht shëndetin tuaj por luajnë një rol tepër të rëndësishëm edhe në sistemin kardiovaskular, tregon për portalin Indeksonline Dr. Arjeta Zenuni-Selimi, specializante në klinikën vaskulare dhe endovaskulare në spitalin Helios në Pforzheim (Drejtor i klinikes Dr. Dr. med.  Halil Krasniqi)

Dr. Arjeta Zenuni-Selimi, Dr. Dr. med. Halil Krasniqi

Si reagon stresi në trupin tonë?

Nga stresi i vazhdueshëm psikofizik lirohen me shumicë hormone të veçanta nga gjëndra e veshkave siç është noradrenalina, adrenalina ose kortisoli në gjak. E tërë kjo shpien përpos tjerash tek shpejtimi i rrahjeve të zemrës, ngarkimi i zemrës e që me kohën rrjedhon në rritjen e tensionit të gjakut.

Nga ky konstelacion dhe nga lëshimi permanent i  hormonit stresor për një interval më të gjatë vjen deri tek paraqitja e pagjumësisë, molisjes, lodhjes trupore si dhe   kryesisht deri tek  rritja e tensionin të gjakut dhe çrregullime në ritmin e zemrës. Mirëpo stresi i vazhdueshëm shkakton edhe  probleme me jashtëqitjen deri te ulceracionet e stomakut (Ithatit në lukth) dhe dobësimit të madh të imunitetit.

Kurse faktorët tjerë plotësues të stresit si presioni i kohës, ngarkimi i madh i punës por edhe faktorët gjenetik individual si dhe faktorët tjerë të rrezikut si pirja e duhanit, yndyrnat e larta në gjak dhe sëmundja e sheqerit favorizojnë më të madhe sëmundjet kardiovaskulare e në veçanti sëmundjet e zemrës. Si pasojë e kësaj vjen deri te arterioskleroza, dmth.krijimi i pllakave në enët e gjakut dhe ngushtimi i enëve të gjakut. E gjithë kjo rezulton në furnizimin e dobët të muskulit të zemrës me gjak. Si pasojë tjetër e arteriosklerozes është mbyllja (okluzioni) i arterieve të këmbëve apo të qafës dhe barkut të cilat sjellin komplikacione si p.sh. sulmi trunor, humbja e këmbëve e te tjera.

Hormonet e stresit janë përpos tjerash edhe përgjegjëse apo shkaktare të mpiksjes së tepërt të gjakut (hiperkoagulimi gjakut). Si pasojë e saj mund të krijohet një tromb në kanalet e gjakut i cili mund të shkaktojë një mbyllje (okluzion) të arteries dhe me këtë një infarkt të zemrës, një infarkt të trurit apo mbylljen e arterieve të ekstremiteteve apo arterieve tjera. 

Përveç kësaj e në veçanti tek femrat  mund të krijohen edhe spastika të enëve të gjakut d.m.th ç‘rregullime në kontraktilitetin e enës së gjakut,e  qe ngushtojnë enët e gjakut e posaçërisht të zemrës. Kjo rezulton në furnizimin e dobët të muskulit të zemrës me gjak. Këto spazma apo ngushtime plotësuese të enëve të gjakut shkaktohen në fakt nga emocionet dhe ngarkimet e tepërta psikofizike.

Stresi i vazhdueshëm shkakton sëmundje. Çka ndihmon kundër stresit?

Ne jemi njerëz të krijuar nga mishi dhe gjaku dhe nuk jemi makina pa ndjenja dhe dëshira. Për këtë duhet ditur si është situata rreth nesh, të dëgjojmë  trupin, dëshirën tonë  dhe me kohë të kujdesemi për veten tonë. Të planifikojmë qetësi dhe frenim në procesin jetësor.

Komplet e thjeshtë por me efekt pozitiv

Me tutje plotëson Dr. Dr. Krasniqi tendosja (lodhja) duhet të kompensohet patjetër me çlodhje. Dhuroj vetës tënde  vëmendje, qetësi, pushim duke mos përdorur kompjuterin, duke mos u ulur para televizorit dhe çka është më e rëndësishme duke mos e përdorur telefonin.

Caktoje vete se çka është për ty më mirë dhe çka të bën ty mirë

Një ditë wellnesi, një xhiro në ajër të pastër, në pyll, një takim me shokët, një lojë të cilën e pëlqen. Këto të sjellin mendime tjera dhe mundësojnë largimin nga stresi.

Mos e anashkaloni sportin. Me efektivitet shumë të madhe krijon dhe humb  trupi jonë hormone gjatë sportit që sjellin deri në ekuilibrim të organizmit.

Preferohet që çdo dite të ushtrohet se paku 30 minuta  në forma të ndryshme dhe sipas preferencave tuaja si  p.sh.ecje e shpejtë, vrapim, vozitje e biçikletës.

Kurset si Yoga por edhe sportet tjera minimojnë krijimin e stresit dhe ndikojnë në zvogëlimin e sëmundjeve kardiovaskulare.