07:45 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Stresi në punë shkakton probleme të zemrës

Presioni në punë mund të arrijë të shkaktojë ritëm më të përshpejtuar të zemrës, të quajtur fibrim trial.

Hulumtimi i realizuar nga Universiteti Jonkoping në Suedi bën të ditur se stresi i punës është një faktor që rrezikon paraqitjen e fibrilimit trial dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

Fibrimi trial mund të çojë edhe deri në atak, infarkt dhe komplikime të tjera, transmeton Indeksonline.

“Stresi i punës ka qenë i lidhur më parë me sëmundje koronare të zemrës. Stresi i punës duhet të konsiderohet një faktor rreziku i modifikueshëm për parandalimin e fibrilimit atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës. Njerëzit që ndjehen të stresuar në punë dhe kanë palpitacione ose simptoma të tjera të fibrilimit atrial duhet të shohin mjekun e tyre dhe të flasin me punëdhënësin e tyre për përmirësimin e gjendjes në punë”, tha autorja e studimit Eleonor Fransson nga Universiteti Jonkoping në Suedi.

Pas një ndjekje mesatare prej 5.7 viteve, hulumtuesit zbuluan se stresi i punës ishte një prej faktorëve kyç për fibrilimin atrial./Indeksonline/