20:45 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Stresi nga arratia tregon se ku do e shohim së shpejti

Stresi prej ditësh ndodhet larg Shqipërisë, pasi është arratisur që nga momenti që policia e shpalli në kërkim pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai ka gati albumin e tij “Archimed” dhe nëse menduat se arratia i ka hapur probleme e keni shumë gabim. Kjo pasi Stresi ka ndërmend ta publikojë së shpejti albumin e tij dhe madje do e promovojë edhe në Angli.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Stresi i cili nëpërmjet një Instastory ka treguar se do ta bëjë promovimin e “Archimed” në Londër.