18:23 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / MSH

Stresi: Njerëzit janë gëzuar pafund kur jam pajtuar me Noizyn

Stresi ka folur me banorët e “Big Brother VIP Kosova” për sherrin dhe pajtimin me Noizy-n. Reperi u ka treguar banorëve se për 11 vite nuk ka pasur asnjë kontakt me Noizyn si ndërsa shtoi se shumë njerëz janë gëzuar nga pajtimi i tyre. Siç tha ai, me e takuar nga afër Noizy-n ndryshon mendimin menjëherë.

“Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç. Në atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt.

Edhe unë e kam pasur një parim shumë të fortë që përshembull ti me më fol keq për këtë menjëherë të uli poshtë. Jam rritur ndryshe dhe kështu nisi muzika”, tha Stresi. Më tej, ai shtoi se “me e takuar afër Zinin ke me e ndryshu 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona.

Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iki unë mbeta në të”, u shpreh mes të tjerash reperi.