23:25 / E Hënë, 13 Mars 2023 / AR

Stresi: Nuk më ka marrë aleanca me Xhulin “në qafë”, kam arritur vetëm deri këtu

Stresi sonte u pyet nëse aleanca me Julianën i ka shërbyer për të mirë, apo e ka marrë në qafë.

Reperi tha se nuk e ka marrë në qafë raporti me Julianën, derisa shtoi se deri këtu ka arritur i vetëm.

“Aleancën me Julin e kam pasur për një prank që e kemi bërë. Pastaj kemi qenë në qetësi.. unë gjithë jetën time  e kam marrë veten në qafë, s’më ka marrë as Juli, as Mbresa, as Artani, as Vedati, sepse secili cka ta bën goja s’ta bën askush. Jo nuk më ka marrë në qaf, ia kam dalë vetë në jetë”, është shprehur Stresi.