08:19 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / B O

Stresi thotë se “ekziston jeta pas vdekjes”, Lugati dyshon se mund të jetë “paralele”

Lugati dhe Stresi kanë diskutuar tema pak më të gjera.
Ata kanë diskutuar për pjesën e “jetës pas vdekjes”.

Ai ka thënë se do të donte të dinte nëse ka një botë tjetër paralele, ku ekzistojnë njerëzit e njëjtë në kushte dhe dimensione të tjera.

“Nuk mundem me e kuptu, këto yjet që janë në qiell, unë mendoj që është e vetmja teori që tregon se ku shkon shpirti. Ka diçka më të madhe, është një fuqi shumë e madhe, galaksia nuk ka fund. Nuk e di nëse ka botë tjetër paralele, ku është Stresi por jo në Big Brother, atje je duke bërë diçka tjetër”, ka thënë Lugati.

Ndërsa, Stresi është pajtuar që ekziston një botë tjetër, veç se ka thënë se nuk mund të flasë shumë rreth saj.

“S’mundem me fol për botën e përtejme, por në qoftë se nuk beson në botën tjetër, je i vdekur në këtë botë reale. Është një fuqi e madhe. Vdekja është e pashpjegueshme për disa njerëz sepse se dinë çka ndodhë”, ka thënë Stresi