18:39 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Studentët bëjnë “Covid Party” për t’u infektuar

Disa studentë në Tuscaloosa të shtetit amerikan, Alabama, pasi që janë diagnostifikuar me koronavirus kanë marrë pjesë në njv festë në këtë qytet si dhe në rrethinë, dhe kanë organizuar garë se kush do ta marrë i pari virusin.

Kështu ka thënë së paku një anëtar i këshillit të qytetit për ABC News të mërkurën. Këshilltarja e qytetit, Sonia McKinstri, ka thënë që studentët kanë organizuar festa të kovidit në formë loje, në mëyrë që qëllimisht ta infektojnë njëri-tjetrin me këtë virus që ka shkaktuar pandemi. Ajo ka thënë se ka marrë vesh së fundi për këtë sjellje dhe se e ka informuar këshillin e qytetit për këto festa që po ndodhin në qytet.

“Ata kanë vendosur para në një qyp, dhe kanë provuar që të sëmuren me kovid. Kushdo që e merr kovidin i pari, e merr qypin me para. Nuk ka kuptim”, ka thënë McKinstri. “Ata po e bëjnë këtë qëllimisht”.

Sjelljen e studentëve e ka konfirmuar edhe shefi i departamentit të zjarrfikësve, Randi Smith.

Vetëm një orë pas fjalimit të Smith, këshilli ka vendosur në mëyrë unanime që njerëzit ta kenë obligueshme bartjen me maskave në publik.

127 mijë amerikanë deri tash kanë vdekur nga ky virus vetëm në SHBA.