21:18 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Studentët e ngujuar në fakultet: Policia na mbylli dyert, s’po na lejon as të marrim ushqim

Studentët e ngujuar në fakultetin e Ekonomikut në një lidhje live me emisionin ‘Kjo Javë’, kanë treguar se janë ndërmarrë masa të ashpra ndaj tyre nga ana e policisë, duke mbyllur dyert e fakultetit dhe duke mos lejuar ushqimet brenda për studentët e ngujuar.

Njëri ndër përfaqësuesit e studentëve të ngujuar, Altin Kola, i cili është student i Financës në vitin e tretë bachelor në fakultetin e Ekonomikut, u shpreh se gjatë natës studentët mbulohen me batanije pasi është shumë ftohtë. Sipas tij pas incidentit të djeshëm, ka patur përsëri forma të dhunës psikologjike, verbale e fizike si dhe kërcënime për të dalur nga ngujimi.

“Grupet në rrjetin social Ëhatsapp janë e vetmja formë komunikimi e sigurtë me studentët e tjerë jashtë, pasi komunikimi dhe postimet në Instagram dhe Facebook nuk janë më funksionale pasi bllokohen”, tha studenti Kola.

“Pritet një organizim tjetër pas të dielës. Studentët e ngujuar të ekonomikut e kanë nisur këtë formë proteste dhe tashmë ka filluar të përhapet edhe në fakultetet e tjera”, shprehet Kola.